Source: Besar Likmeta, Reporter.al
CEE Bankwatch, një rrjet organizatash mjedisore në Europën Qendrore dhe Lindore, i ka kërkuar bankave Europiane për zhvillim të mos e financojnë projektin e gazsjellësit TAP, duke cituar kompensimin e padrejtë të qytetarëve shqiptarë të prekur nga projekti – të cilën ato e cilësojnë si të panevojshëm për sigurinë energjetike të Europës.
Të hënën presidenti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim Suma Chakrabati do të vizitojë Tiranën, ndërkohë që BERZH po vlerëson një kredi prej 1.5 miliardë euro për Gazsjellësin Trans Adriatik, TAP, – kredia më e madhe në historinë e bankës.